Po vazhdojnë reagimet loidhur me vdekjen e George Floyd, në Shtetet e bashkuara të Ameriës.

Ky rast ka indinjuar jo vetëm qytetarët amerikan por edhe mbarë botën. Protesta të shumta janë mbajtur duke kundërshtuar racizimin si fenomen.

Kauzës kundër racizmit, iu bashkua edhe ylli I kinematografisë, Angelina Jolie, e cila ka ndarë një donacion prej 200,000 dollarë në Fondi i Mbrojtjes Ligjore të NAAC, Shoqata Kombëtare e Përparimit të Njerëzve me Ngjyrë, një organizatë që lufton për barazi racore dhe drejtësi sociale.

Krahas donacionit, aktorja hollivudiane, ka lëshuar një deklaratë mbështetëse për të luftuar diskriminimin racor.

Jolie, nuk ishte ylli i vetëm në SHBA që ka vendosur të japë një kontribut financiar për luftën kundër racizmit. Blake Lively dhe Ryan Reynolds i kanë dhuruar të njëjtës organizatë si Angelina, 200,000 dollarë të tjerë, ashtu si reperi Drake dhe modeli Gigi Hadid të cilët kanë dhuruar secili nga 100,000 dollarë. / femmagazine.3klikanet.local