Në intervistat e përjavshme të “Vogue” me personazhe të famshëm, kohët e fundit është folur vetëm për pandeminë, distancimin social dhe shëndetin mendor.

Së fundmi në revistën prestigjose u shfaq Rita Ora e cila bëri të ditur disa nga zakonet e saj të reja që po e ndihmojnë të ketë një karantinim të shëndetshëm dhe gjithçka nis nga kujdesi vetjak.

“Shëndeti mendor është aq i rëndësishëm për mua, veçanërisht pasi nëna ime aktualisht po punon në vijën e parë me NHS. Më ka bërë të pauzojë dhe të kujtoj se e brishtë mund të jetë jeta dhe sakrificat që njerëzit po bëjnë çdo ditë.” – thotë këngëtarja për Vogue.

Ylli botëror thotë se gjatë kohës së pandemisë, ajo ka vazhduar punën në studio duke krijuar muzikë, ka eksploruar mikologjinë,  si dhe ka lexuar tituj interesant.