Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë raportuar se afro-amerikani George Floyd, që u vra në Minneapolis të SHBA-së nga katër policë, ishte i prekur nga virusi korona.
Kjo është bërë e ditur pas autopsisë që i është bërë të ndjerit.
Mjekët kanë bërë të ditur se Floyd kishte qenë i prekur me COVID-19. Udhëheqësi ekzaminues mjekësor, Andrew Baker tha se lloji i testit të kryer për obduksion, i njohur si PCR, ka kapacitetin të tregojë një rezultat pozitiv.

Mirëpo, Baker ka shtuar se virusi korona nuk ka qenë shkaktar i vdekjes së Floyd-it.
46-vjeçari ndërroi jetë pasi ish-polici Derek Chauvin, kishte mbajtur gjurin në qafën, duke risjellë në vëmendje çështjen e brutalitetit të policisë ndaj afro-amerikanëve.

Tashmë është konfirmuar se Prokurori i përgjithshëm i Minnesotas, Keith Ellison, ka vendosur të ngre akuzë kundër ish-policit Derek Chauvin, për vrasje të shkallës së dytë.
Gjithashtu është ngritur akuzë edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të përfshirë në incident.
Burimi: CNN