“Beteja mbi Lirinë në Diskurisin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”, i autorës, Rita Augestand Knudsen, është libri që sapo ka dalë para lexuesve.

Autorja e këtij libri është bashkëshortja e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “‘Palgrave Macmillan’.

Këtë lajm, e ka ndarë Kurti në rrejtin social Facebook.

“Shtëpia Botuese ‘Palgrave Macmillan’ ka botuar librin e Ritës “Beteja mbi Lirinë në Diskursin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”. Ky libër ndihmon në kuptimin e diskutimeve politike të kohës për lirinë teksa bazohet në hulumtimin dhe studimin e tezës së saj të doktoratës”, ka shkruar Kurti.

Rita Augestand Knudsen, është norvegjeze, me profesion një Studiuese e Lartë në NUPI (Norëegian Institute of International Affairs) dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje.

Specializimi kryesor i Ritës është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ‘radikalizmit’, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës.

Rita dhe Albin Kurti janë martuar në vitin 2014. Ceremonia e kurorëzimit të tyre ishte zhvilluar në sallën e Komunës së Prishtinës. Çifti janë prindër të një vajze./ femmagazine.3klikanet.local