Meghan Markle, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm , për nxënësit e shkollës ku ajo ka ndjekur mësimet, në  shkolla e mesme “Immaculate Heart” në Los Anxhelos.

Me këtë rast ajo ka dënuar ashpër vrasjet e George Floyd, Breonna Taylor, Philando Castile, Tamir Rice, Stephon Clark si dhe shumë viktimave të tjera me ngjyrë, që janë kryer nga policia.

Gjatë këtij fjalimi, Markle, është rikthyer në fëmijërinë e saj, kur në vititn 1992, në Los Anxhelos, pati ndodhur një kryengritje, si përgjigjje kundër një rrahjeje brutale të policisë ndaj qytetarit Rodney King.

Ajo tutje ka thënë se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që edhe të rinjët sot, do të përballen me racizmin dhe brutalitetin e ushtruar nga policia, ashtu siç kishte nodhur në fëmijërinë e saj.

Markle, u ka kërkuar falje maturantëve, duke potencuar se askush nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar këtë realitet./femmagazine.3klikanet.local

Burimi: Marie Claire