Zgjedhja juaj do t’ju ndihmojë të shmangni errësirën dhe të gjeni dritë në jetën tuaj. Prandaj zgjidhni një flutur dhe lexoni çfarë do të thotë kjo për ju!

Flutura 1

Ju vazhdimisht luftoni për liri. Dikush ose diçka ju pengon të shprehni mendimet ashtu si dëshironi. Ju ndiheni në një burg mendor, ku nuk thoni kurrë ato që mendoni ose jepni mendimin tuaj nga frika se si do t’ju gjykojnë të tjerët!

Flutura 2

Gjithmonë jeni kapur midis dy botëve. Ju keni një ndjenjë të vazhdueshme të presionit. Shpesh përballesh me një zgjedhje të rëndësishme dhe të vështirë.

Flutura 3

Për ju është e vështirë të bëni ndryshime dhe shpesh refuzoni për gjëra të reja. Ju pëlqen rehatia. Por ju duhet të shkoni përtej zonës së rehatisë. Mbajeni të panjohurën dhe përpiquni të ndryshoni jetën tuaj për më mirë.

Flutura 4

Ju jeni duke fshehur një sekret të madh nga jeta juaj. Ky sekret i madh ju përndjek. Ju duhet të jeni të guximshëm për të hequr qafe sekretet dhe të shijoni jetën dhe paqen.

Flutura 5

Problemi juaj është paaftësia për të shprehur ndjenjat tuaja. Ju dashuroheni pa e kuptuar çfarë doni realisht. I fshihni ndjenjat brenda jush dhe kur diçka ju pëlqen, i injoroni ato për shkak të pasigurisë tuaj. Pasi të keni guximin të shprehni ndjenjat, do të gjeni lumturi në jetën tuaj.

Flutura 6

Jeni tërhequr nga bota e artit dhe jeni të apasionuar pas biznesit. Ju e dini se si ta shprehni mendimin tuaj, por të tjerët rrallë ju kuptojnë. Përdorni mesazhe të koduara shumë shpesh.

Burimi: Revista Class