Snapchat ndalon së promovuari llogarinë e Presidentit Donald Trump. Si rezultat, ajo nuk do të shfaqet më në seksionin Discover. Firma tha se nuk do të amplifikonte zërat që nxisin dhunën racore dhe padrejtësinë “.

Vendimi u mor pasi z.Trump shkruante  “qentë e egër” dhe “armët shkatërruese” do të përdoren për protestuesit nëse ata shkelnin gardhin e Shtëpisë së Bardhë.

Ky vendim vjen pas veprimit të Twitter për të fshehur disa nga postimet e presidentit.

Snap tha: “Dhuna racore dhe padrejtësia nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe ne qëndrojmë së bashku me të gjithë ata që kërkojnë paqe, dashuri, barazi dhe drejtësi në Amerikë”.

Masa ka të ngjarë të vijë pas tensioneve midis Shtëpisë së Bardhë dhe mediave sociale, të cilat u përshkallëzuan kur Twitter shtoi ‘tags’ për kontrollin e fakteve në disa nga tweet-et e presidentit javën e kaluar.

Presidenti më pas nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke kërkuar të frenojë mbrojtjet ligjore të ofruara për industrinë.

Twitter më vonë fshehu një nga tweet-et e presidentit për shkeljen e rregullave të tij për “lavdërimin e dhunës”.

Aksioni i Snapchat gjithashtu do të bëjë presion të mëtejshëm edhe në Facebook.

Shefi ekzekutiv i tij, Mark Zuckerberg, i ka rezistuar thirrjeve të brendshme dhe të jashtme për të ndërhyrë në lidhje me postimet në platformën e Facebook. Zuckerberg ka thënë se parimet e firmës për fjalën e lirë do të thotë që postet e presidentit duhet të lihen të pandryshuara.

Presidenti Trump ka më shumë se një milion ndjekës në Snapchat, sipas agjencisë së lajmeve ‘Bloomberg’. Ajo tha që aplikacioni shihet si një “fushë beteje kryesore” nga fushata e rizgjedhjes e Z. Trump sepse ofron një mënyrë për të arritur tek votuesit kryesorë.

Llogaria e presidentit nuk do të pezullohet ose fshihet. Sidoqoftë, fakti që nuk do të shfaqet në Discover do të thotë që postimet e tij do të shihen vetëm nga njerëz që i bëjnë ‘subscribe’ ose kërkojnë direkt llogarinë e tij.

“Ne thjesht nuk mund të promovojmë llogari në Amerikë që janë të lidhura me njerëz që nxisin dhunë racore, pavarësisht nëse ata e bëjnë këtë në ose jashtë platformës sonë.”

“Platforma jonë e përmbajtjes Discover është një platformë e kuruar, ku vendosim se çfarë promovojmë,” tha shefi ekzekutiv i Snap-it Evan Speigel, të hënën.