Kuzhinieri me famë botërore Guy Safoy, vazhdon të mos heqë dorë nga gatimet cilësore.

Me delikatesë përgatitë troftë krudo me salcë kosi, shkurta me lulelakër dhe salcë bajame.

Shefi i tre yjeve Michelin, Guy Safoy, pas lehtësimit të masave, ka hapur njërin nga katër restorantet e tij në Paris, “La Chiberta”, afër Harkut të Triumfit.

Për të kënaqur dëshirat e njerëzve që preferojnë kuzhinën e cilësisë së lartë, restoranti ofroi një meny për 55 euro, ose gjysma e menysë së rregullt.

 “Donim t’u tregonim njerëzve që jemi akoma këtu dhe që ekziston gjithmonë mundësia për të ngrënë diçka të shijshme dhe me cilësi”, deklaroi shefi ekzekutiv i grupit të restoranteve, Guy Savoy.

“Ne e kuptojmë që nuk na harrojnë, sepse çdo ditë kemi dhjetëra porosi nga klientët tanë”.

Më 11 maj, Franca deklaroi se do të bënte një hapje graduale duke lejuar shkollat, dyqanet dhe fabrikat prodhuese të rifillojnë operimet.

Por restorantet, kafenetë dhe baret qëndruan të mbyllura.

Por më 28 maj kryeministri francez, Eduard Filip, njoftoi për pjesën e dytë të masave që parashohin hapjen e Francës.

Ndërkohë, Parisi mbetet i klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë.

Zinxhiri i restoranteve të famshme “La Chiberta”, paralajmëroi se hapësira në restorante do të përgjysmohet për shkak të masave që ndihmojnë në ruajtjen e distancës fizike./femmagazine.3klikanet.local