Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, ishte pjesë e fushatës së organizuar nga komunës së Prishtinës për mbjelljen e fidanëve dhe drunjve.

Kjo iniciativë, po organizohet në kuadër të “Javës së Gjelbër”, që ka filluar këtë të hënë.

Jahjaga, ka përshëndetur këtë iniciativë duke bërë thirrje që sa më shumë  të ruhet mjedisi si dhe të punohet në shtimin e zonave të gjelbra në kryeqytet.

“Uroj Komunën e Prishtinës. Iu kam bashkuar kësaj iniciative të javës globale për të mbjell fidanë, ku këto vit me radhë po bëhen organizimeve nga komuna e Prishtinës, për të përçuar mesazhin për neve si qytetarë që duhet të kontribuojmë në ruajtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes për gjeneratat e reja, ka thënë Jahjaga.

Në anën tjetër, zyrtarët komunal, kanë falënderuar ish-presidenten, për angazhimin e saj dhe për ruajtjen e ambientit por edhe kauza të tjera në të mirë të komunitetit./femmagazine.3klikanet.local