Shtetet evropiane tashmë kanë nisur rihapjen e institucioneve të kulturës.

Qyteti i bukur i Romës dhe atraksionet e saj turistike kanë filluar t’i hapin dyert për vizitor, pas goditjes që pësoi globi nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Bëhet e ditur se monumenti i Kapelës Sistinë, në Vatikan  është rihapur dhe se janë në pritje të turistëve.

Por janë prezantuar edhe masat të cilat duhet respektuar nëse dëshironi të bëni vizitë në këtë monument. Secili vizitor duhet të jetë i pajisur me maskë derisa matja e temperaturës do të bëhet për secilin në hyrje të monumentit./femmagazine.3klikanet.local