Vrasja e George Floyd nxiti protesta të shumta në SHBA dhe të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar në mbështetje të protestave antiraciste. Por disa VIP-a nuk janë mjaftuar vetëm me mbështetje virtuale, por kanë dalë personalisht në rrugë për të protestuar.

Ariana Grande la karantinën për t’iu bashkuar grupit të protestuesve në Beverly Hills.

Ajo u kap nga kamerat e veshur me një bluzë sportive të gjerë, në ngjyrë të verdhë dhe të zezë, me pantallona të bardha dhe me maskë. Ajo postoi edhe foto në rrjetet e saj sociale për të ndërgjegjësuar njerëzit se racizmi është një problem i madh, që duhet luftuar.

Protestave u është bashkuar gjithashtu edhe çifti i ri, Camila Cabello dhe Shawn Mendes. Ata janë shfaqur në Miami, së bashku me një grup protestuesish, një ditë pasi bënë thirrje për ndryshim në rrjetet e tyre sociale.