Princi i Belgjikës, Joachim është infektuar me virusin Covid-19, pas mori pjesë në një festë në Spanjë, njoftojnë zyrtarë të pallatit mbretëror.

Bëhet e ditur se 28 vjeçari, më 26 maj udhëtoi nga Belgjika në Spanjë për të kryer një stazh.

Dy ditë më vonë, ai shkoi në një festë në qytetin jugor të Kordoba, e cila duket të jetë shkaktari i infektimit të tij me virusin korona.

Mediat  spanjolle raportojnë se princi, nipi i mbretit të Belgjikës, Philippe, ishte në mesin e 27 personave në festën e organizuar në Korboda.

Sipas masave të aplikueshme në Spanjë një festë e këtillë ishte e ndaluar, pasi që konfrom rregullave të caktuara në shtetin spanjoll ndalohen tubimet mbi 15 persona

Bëhet e ditur se policia spanjolle është duke e hetuar rastin. Nëse provohet se të pjesëmarrësit në këtë festë kanë shkelur rregullat, atëherë do të pasojnë gjobat prej 10 mijë euro.

Raportohet se të gjithë pjesëmarrësit në aheng janë karantinuar, derisa është bërë e ditur se edhe Princi Joachim, është vetizoluar dhe se ka simptoma të lehta të shkaktuara nga virusi.

Ndërkohë, përfaqësuesja e qeverisë spanjolle, Rafaela Valenzuela, e ka dënuar këtë veprim, duke e cilësuar si veprim të papërgjegjshëm.

“Ndihem e befasuar dhe  e zemëruar njëkohësisht. Një incident i këtillë vije në një moment kur e tërë Spanja po ballafaqohet me shumë të vdekur nga virusi Covid-19 “, tha ajo.

Ndërsa, nga pallati mbretëror belg është bërë me dije se Princi belg, Joachim, është penduar për këtë veprim dhe se  ka kërkuar falje./femmagazine.3klikanet.local