Ministrja e Arsimit, Hikmete Bajrami, ka pasur një bashkëbisedim të veçantë me fëmijët, në emisionin “Sot” në Kohahavision.

Me dëshirën për kthim në shkollë, fëmijët kanë intervistuar ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami.

Bajrami, ka deklaruar se po presin dritën e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rikthimin e nxënësve në shkollë.

Por ajo ka bërë të ditur se jo të gjithë nxënësit mund të kthehen në shkollë.

“Në fillim të qershorit kemi menduar të kthejmë klasën e parë për shkak të alfabetit. Gjithashtu, edhe klasat e pesta, për shkak që kalojnë nga mësuesja në arsimtarë dhe kanë nevojë për përgatitje për mësim e përgatitje psikike për ndryshimet. Kemi kërkuar që të kthehen edhe klasat e 9 dhe 12 që të përgatiten për Testin e arritshmërisë dhe të maturës. Ministria e Arsimit dhe IKSH-ja kanë thënë që është e pamundur që të gjithë këta fëmijë të Ndërkohë lidhur me mësimin në kthehen në shkollë në këtë kohë”, ka deklaruar Bajrami.

E pyetur për mësimin në distancë, Bajrami ka thënë se në disa komuna 10 % e fëmijëve nuk kanë marrë pjesë në mësimin në distancë.

“Kemi kërkuar që të kthehen edhe nxënësit që nuk kanë qenë pjesë e mësimit në distancë. Nëse këta fëmijë s’i kthejmë tani për shkak të kushteve me pandeminë, atëherë para fillimit të vitit të ri shkollor, do të ketë orë shtesë për të arritur atë që është humbur”, ka deklaruar ministrja në detyrë, Bajrami./ femmagazine.3klikanet.local

Burimi: Kohavision