Ylli i muzikës, artistja avangarde, Lady Gaga, nuk ka qëndruar indiferente pas vdekjes se gorge Floyd në SHBA.

Ajo ka reaguar me nje zemërim të jashtëzakonshëm ndaj presidentit të SHBA-së, Donal Trump, duke akuzuar atë për dështim në udhëheqjen e shtetit.

Atistja ka kritikuar presidentin Trump për paragjykimet e tij.

Në rrjetet sociale gaga ka  thënë se ka shumë gjëra për të thënë, por  nuk dëshiron të shprehet aq shumë pasi që mund të nxiste më shumë zemërim, edhe pse  këtë emocioni ajo e quan të arsyeshëm në këtë situatë.

“Nuk dua të kontribuojë në shkaktimin e më shumë dhune, sepse dua që së bashku ta gjejmë një zgjidhje për problemin e racizmit në Amerikë. Jam e prekur tej mase nga vdekja e George Floydit, njësoj sikurse personat e shumë afrikano-amerikan të cilët i kemi humbur gjatë vjetëve në këtë shtet, si rezultat i racizmit sistematik dhe sistemit të korruptuar që e përkrahë atë. Njerëzit e zakonshëm  në SHBA  janë racist, dhe ky është një fakt i padiskutueshëm. Ne kemi kohë të gjatë që e dimë se presidenti, Donald Trump, ka dështuar në punën e tij. Ai e udhëheq një prej zyrave më të fuqishme në botë, dhe sërish nuk ofron asgjë për popullin e këtij vendi, përveç injorancës dhe paragjykimeve derisa jetët e afrikano-amerikanëve vazhdojnë të rrezikohen. Është koha për ndryshim.”

https://www.instagram.com/p/CA1w91OFWNF/

Gaga tutje shprehet se do të vazhdoj ta shfaq dashurinë dhe përkrahjen e saj ndaj komunitetit afrikano-amerikan.  si dhe premtoi se do ta bëjë të pamundurën për të bërë thirrje për ndryshim./femmagazine.3klikanet.local