Artisti i mirënjohur me origjinë bullgare Christo, ka vdekur  në moshën 84 vjeç në shtëpinë e tij në Nju Jork.


Sipas një deklarate të lëshuar në faqen e tij zyrtare në facebook, ai ndërroi jetë nga shkaqet natyrore.

Christo, njihet si një artist pamorë, që gjithmonë punonte me gruan e tij Jeanne-Claude.

Veprat e tij artistike ishin shumë të kërkuara nga adhuruesit nga e gjithë bota.

“Christo e jetoi jetën e tij në maksimum, jo vetëm duke ëndërruar atë që dukej e pamundur, por duke e kuptuar atë”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Ai ishte i njohur për mënyrën unike të bërit art, sidomos shquhej për mbështjelljen e ndërtesave dhe punimet e veçanta në pëlhurë  dhe plastikë.