Pas tërmetit të datës 26 nëntor, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha vizitoi fshatin e Bubqit në të cilin premtoi rikontrukturimin e një prej shtëpive të dëmtuara, me paratë e mbledhura në një kohë rekord.

Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka qenë Bes Kallaku ai i cili ka zbuluar se puna për rindërtimin e shtëpisë ka nisur.

“U shemb një shtëpi e larë me lot dhe dhembje prej fatkeqësive dhe me bekimin e zotit po ngrihen themelet e reja mbi gurët e buzëqeshjes dhe gëzimit të zemrës. Faleminderit @beberexha bekuar qofsh”, ka shkruar Kallaku krah pamjeve në ‘Instagram’.

https://www.instagram.com/p/CA2pPYmnkR8/

Kujtojmë se shumë emra të njohur dhanë kontributin e tyre gjatë tragjedisë së orëve të para të mëngjesit më 26 nëntor, duke ndihmuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë.

Burimi: Kosovainfo