Ish-Presidenti, Barack Obama, është deklaruar në rrjete sociale, për situatën e krijuar në SHBA, pas vdekjes së George Floyd, në duart e oficerit të policisë. Obama, ka ndarë një artikull të cilin e ka shkruar për mediat amerikane.

Ish-presidenti, Obama u ka bërë thirrje protestuesve të qëndrojnë të qetë dhe të koncentrohen në procesin zgjedhor.

Obama, përmes këtij artikulli ka arësyetuar protestat që shpërtheu pas vdekjes së Floyd, por jo edhe dhunën.

“Shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në protest kanë qenë paqësor, të guximshme, të përgjegjshme dhe frymëzuese. Ata meritojnë respektin dhe mbështetjen tonë, jo dënimin. Në anën tjetër një grup njerëzish që kanë përdorur dhunë në forma të ndryshme, kanë vënë në rrezik njerëzit e zakonshëm, duke shkatërruar edhe lagje të tëra.

Obama, tutje vazhdon: “Unë pashë një grua të moshuar  me ngjyrë derisa po intervistohej nga mediat, syte i kishte me lot, pasi që i vetmi dyqan ushqimor në lagjen e saj tashmë ishte shkatërruar.

Ai ka bërë thirrje që të ndalet dhuna, pasi që veprimet e këtilla janë të dëmshme dhe të panevojshme.

Ish-presidenti Obama, ka ftuar njerëzit që të marrin pjesë masovikisht në garat zgjedhore.

“Protestat duhet të shfrytëzohen për të rritur ndërgjegjjen e opinionit për të luftuar padrejtësitë dhe margjinalizimin e njerëzve.

Prandaj ai fton amerikanët që të jenë të vëmendshëm, kur drejtohen tek kutitë e votimit, pra të zgjedhim zyrtarë që u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

Obama, mes tjerash ka bërë të ditur se për fat të keq pjesëmarrja e votuesve në garat lokale është shumë e ulët, veçanërisht të rinjve, situatë kjo që mund të sjellë politikan të papërgjegjshëm nëpër isntitucionet kyçe.

“Në fund të fundit: nëse duam të sjellim ndryshime reale, zgjedhja nuk është midis protestës dhe politikës. Ne duhet t’i bëjmë të dyjat. Ne duhet të mobilizohemi për të rritur ndërgjegjësimin, duhet të organizohemi dhe të hedhim votat për ata kandidat që do të zbatojnë reforma rrënjësore.

Obama, postimin e tij e ka shfrytëzuar edhe për të inkurajuar protestusit.

“Muajt e fundit kanë qenë të vështira dhe shqetësuese , plot frikë, trishtim, pasiguri që erdhi si rezultat i pandemisë. Kjo situatë nxorri në sipërfaqe edhe paragjykimet dhe dallimet sociale dhe racore në mes popullit amerikan.

Solidarizimi i shumë qyetatarëve, në protestat kundër racizimit janë tejet inkurajuese, por duhet që pakënaqësinë ta kanalizojmë dhe ta shprehim me veprim paqësor”

Vetëm në këtë formë sipas Obamës, mund të sigurojmë një Amerikë stabile, ku të drejtat e secilit qytetarë respektohen pa dallim. /femmagazine.3klikanet.local

Burimi: Elle Magazine