Ed Sheeran ka lënë anash kitarën e tij të besueshme për t’u fokusuar në një hobi të tij – prodhimin e birrës.

Ylli 29-vjeçar thuhet se po bën markën e tij të birrës për të furnizuar lokalin që ai ndërtoi për vete në në shtëpinë e tij në Suffolk ndërsa u tërhoq përkohësisht nga prodhimi i muzikës., raporton Prive.al.

Sipas raportimeve, Ed ka porositur një grumbull birrash artizanale të bëra vetë, për të filluar prodhimin e birrës së tij për pub-in  e tij The Lancaster Lock.

Këngëtari i Castle on the Hill ndërtoi pub-in e tij në vitin 2017 dhe e quajti pas gruas së tij, Cherry Lancaster Seaborn, me të cilën u martua në janar të vitit 2018.