Një faturë e një restoranti në Londër ka ndezur debate në rrjet, pasi në të ishte përfshirë edhe një taksë e re. Bëhet fjalë për taksën Covid-19 që supozohet të jetë një ndihmë për bizneset e prekura nga pandemia.

Fotoja virale u postua nga pronari i restorantit, i cili tha se ishte i sigurt që njerëzit do ta mirëprisnin këtë taksë, e cila do të ndihmonte restorantin të rimëkëmbej pas mbylljes për shkak të pandemisë. Taksa ishte 5% e vlerës totale të faturës.

Disa njerëz kanë reaguar pozitivisht ndaj kësaj takse, ndërsa të tjerë nuk janë të gatshëm ta paguajnë, duke u shprehur se kjo gjë thjesht do të pasurojë xhepat e pronarëve të pasur.

Ndërsa në restorantet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo taksë është jo pak, por 26% e vlerës së shpenzuar nga klientët. /Classlifestyle.com