Kompania e mirënjohur Disney, tashmë ka nisur prodhimin e maskave për fytyrë të frymëzuara nga karakteret e Disney-të. Zyrtarë të kompasnisë, kanë bërë të ditur se do të prodhohen maska me përmasa të ndryshme, të cilat do të jenë mjaft atraktive për fëmijët.

Është bërë e ditur se në një paketin do të jenë katër maska dhe se secila nga to do të ketë dizajn ndryshe.

Do të ketë maska me imazhin e Mickey dhe Minnie, maska me Princeshat ose edhe aso me Toy Story.

Nuk do të mungojnë as karakteret si Winnie Pooh, Star Wars, Baby Yoda dhe Marvel.

Zyrtarët e kompanisë, kanë bërë të ditur se tashmë këto maska janë në dispozicion dhe ka mundësi që të porositen online, derisa cmimi për një pako kushton 19.99 $. Shpërndarja në treg do të nis më 15 qershor.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë Disney, prodhimi i tyre është mjaft cilësorë dhe në përputhje me rekomandimet e fundit të Administratës së Ushqimit dhe Produkteve Medicinale në SHBA.

Por krahas shitjes së tyre, kompania ka vendosur që një sasi prej 1 milion maskash t’i dhuroj për fëmijët me gjendje të rëndë ekonimike, por gjithashtu 1 milion dollar që do të mbledhen nga shitja e këtyre maskave, do të shkojnë për familjet skamnore.

Edward Park nga kompania Disney, është optimist se fëmijët do të mbesin të kënaqur me maskat e prodhura me karakteret që i adhurojnë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që sitiuata e krijuar nga pandemia, është një kohë sfiduese për njerëzit e në veçanti fëmijët. Ne shpresojmë që maskat nga Dinsey, do të ofrojnë rehati për fëmijët, por edhe personat e rritur që janë adhurues të karaktereve të Disney-t”.