Koronavirusi i ri, cdo ditë e më shumë po e humbë fuqinë e tij dhe është bërë shumë më pak vdekjeprurëse, ka deklaruar mjeku italian Albertio Zangrillo.

“Në realitet, virusi klinikisht nuk ekziston më në Itali,” ka thënë Zangrillo, drejtuesi i spitalit San Raffaele në Milano, raporton agjencia Reuters.

Kjo sipas tij, është vërtetuar edhe nga mostrat që janë marrë në testet që janë kryer gjatë ditëve të fundit, ka potencuar mjeku për televzionin RAI.

Italia radhitet si njëri nga shtete që ka numër të lartë të vdekjeve nga virusi COVID-19, rreth 33.415 sosh.

Por numri i të infektuarve dhe vdekjeve ka rënë drastikisht gjatë muajit maj, gjë që ka shtyer autoritetet t’i lehtësojnë masat.

Zangrillo, ka potecuar gjithashtu se ka ekspert që mendojnë se virusi Covid-19 mund të rikthehet në një valë të dytë.

“Ne duhet të kthehemi në realitet dhe të vazhdojmë jetën si një vend normal”, tha ai. “Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për terrorizimin e qytetarëve “.

Por, në anën tjetër, qeveria italiane vazhon të bëj ftesë për kujdes të shtuar.

Sandra Zampa, nga Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka deklaruar se ekzekutivi është në pritje të provave shkencore të cilat mund të konfirmojnë se virusi është zhdukur. “Unë ftoj ekspertët shëndëtësor që mos t’i vëjnë në lajthitje qytetarët italian”

“Ne në vend të kësaj, duhet vazhduar të bëjmë thirrje tek italianët që të kenë kujdes maksimal, të ruajnë distancën fizike, të shmangin grupee e mëdha, të lajnë duart dhe të mbajnë maska”, ka thënë Zampa.

Se fuqia e virusiot Covid-19 tashmë është zbehur e pranon edhe mjeku, Matteo Bassetti, drejtues i Klinikës së sëmundjeve infektive në spitalin San Martino në qytetin e Xhenovas.

Bassetti, këtë e ka konfrimuar për agjencisë kombëtare të lajmeve ANSA.

“Ne duhet tashmë ta pranojmë se sëmundja ka ndërruar formë dhe se nuk paraqet rrezikun sic e kishte më parë”, ka thënë Bassetti.