Kjo recetë është receta më e lehtë që mund ta përgatisni për mëngjes, drekë ose darkë. Mund të përdorni edhe përbërës të tjerë sipas dëshirës.


Të gjithë i duan këto mini pica, sidomos fëmijët.

Përbërësit:

6 copa bukë
1/4 e gotës sos domatesh
1/4 e gotës misër
1/2 e gotës domatina
1/2 e gotës mocarela
1 lugë e mesme fara susami
1 lugë e vogël origano

Përgatitja:

Nxejeni paraprakisht furrën në 200 gradë. Preni në copa mocarelën dhe domatinat. Renditni fetat e bukës në tepsi.

Lyeni të gjitha fetat me sos domatesh dhe spërkatni me origano. Shtoni mocarelën dhe domatinat. Gjithashtu shtoni misrin dhe susamin.

Piqni për 10 minuta.