Një person shërohet nga koronavirusi, por më pas ç’ndodh? Ata do të ndjehen plotësisht të shënsoshë, pasi që sipas ekspertëve, infeksioni COVID mund të lerë pasoja afatgjata në funksionin e frymëmarrjes, sidomos në pacientët që kanë kaluar deri në terapi intensive.

Ky vlerësim doli nga konferenca digjitale e Shoqatës Italiane të Pneumologjisë, gjatë së cilës të dhënat e bëra publike në Itali edhe nga mjekët kinezë u krahasuan me rezultatet e pacientëve të prekur nga SARS në 2003.

Nga ky krahasim është i qartë se infeksioni COVID-19 lë pasoja në funksionimin e frymëmarrjes. Kështu vlerësohet se mesatarisht te një i rritur mund të duhen 6 deri në 12 muaj për shërim e plotë, por për disa, mund të zgjas edhe më shumë.

Pas infeksionit COVID-19 ndryshimet e funksionimit të frymëmarrjes mund të jenë të shpeshta.

Ekspertët shëndetësor potencojnë se fibroza pulmonare mund të bëhet rreziku i nesërm për shumë të mbijetuar nga COVID-19.

 “Ne aktualisht nuk kemi të dhëna të besueshme për pasojat afatgjata të pneumonisë COVID-19. Ka kaluar shumë pak kohë nga shpërthimi në Wuhan. Megjithatë, vëzhgimet pasqyrojnë nga afër rezultatet e studimeve në Kinë pas pneumonisë SARS të vitit 2003, shumë të ngjashme me atë nga COVID-19. Ata konfirmojnë dyshimin se COVID-19 mund të shkaktojë edhe dëmtim të mushkërive që nuk zhduket kur një person shërohet nga pneumonia”, shpjegon Luca Richeldi, anëtar i Komitetit Teknik dhe Shkencor.

Sipas tij, në shumë pacientë me COVID-19, të cilët janë shtruar në spital ose janë intubuar vërehen vështirësi të frymëmarrjes pas daljes nga spitali, që mund të zgjasin për shumë muaj pas shërimit nga infeksionit.

 Por mbi të gjitha, Richeld shpjegon se në 30% te pacientëve të sheruar u vu re shenja e përhapjes së fibrozës pulmonare. Prandaj ekspertët kanë frikë se fibroza pulmonare mund të paraqesë rrezik ne te ardhmen. Për këtë arsye tërheq vëmendjen për nevojën e operacioneve specifike kushtuar perkujdesjes së pacientëve, që janë shtruar në spital, veçanërisht të moshuarit më seriozë dhe më të dobët, të cilët mund të kanë nevojë për një trajtim dhe programe të dedikuara rehabilitimi”.

“Fatkeqësisht problemet pulmonare janë aty dhe për këtë do të kemi një kategori të re të pacientëve me gërvishtje fibrotike cistike nga COVID-19 me probleme në rrugët e  frymëmarrjes, që sigurisht që do të përfaqësojnë një problem të ri shëndetësor”,  ka përfunduar Richeld.