Pas një periudhe të gjatë izolimi, si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, Kosova gradualisht po rihapet.

Nga 1 qershori pritet rihapja e kafeneve dhe restauranteve në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Kllokoqi, ka dhënë detaje për masat e reja që do të zbatohen në kafenetë që do të rinisin punën.

Sipas tij, masat duhet të respektohen nga pronarët e gjithë kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë 1.5 metra nga tjetra, stafi të jetë i paisur me maska si dhe të ketë dezinfektues për klientët.

Po ashtu, menytë e ushqimit kërkohet të jenë njëpërdorimëshë, xhamat e kafeneve të qëndrojnë hapur si dhe të vendosen pankarta që ua rikujtojnë klientëve të mbajnë distancën dhe higjienën.