Gara dhe racizmi janë realitet me të cilin shumë prej nesh rriten. Por nëse ndonjëherë shpresojmë ta tejkalojmë atë, nuk mund të vlejë vetëm për njerëzit me ngjyrë”

Ish Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka lëshuar një deklaratë, pas vrasjes së George Floyd, vdekja e të cilit ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në Amerikë.

Ajo filloi postimin e saj në Twitter,  duke potencuar se ndjehet “e rraskapitur” nga një goditja që i solli kjo vdekje. “Tani për tani është George, Breonna dhe Ahmaud. Para tyre ishin Eric, Sandra dhe Michael”.

“Varet nga të gjithë ne. Të zinjë, të bardhë, të gjithë  pa marrë parasysh se kush jemi, duhet të bëjmë punë të ndershme”, shkroi sih zonja e parë.

 “Fillon me ekzaminimin e vetvetes, duke dëgjuar ata, jeta e të cilëve është e ndryshme nga e jona. Përfundon me drejtësi, dhembshuri dhe empatinë që manifestohet në jetën tonë dhe në rrugët tona. Lutem për familjarët e të gjithë atyre që nuk i kanë më të dashurit në mesin e tyre”