Karantina është bërë shkak që shumë çifte të testojnë lidhjen e tyre, disa të tjerë të ndahen, e një pjesë tjetër të mos martohet. Disa i kanë shtyrë dasmat, ndërsa ca të tjerë janë përshtatur me situatën. Por ka edhe çiftet qjanë martohen në formë virtuale, përmes Zoom-it! 

Sapo New York njoftoi legalizimin e martesa përmes video-ve, Sayaka Fukuda dhe James Storr Brown ishin çifti i parë që vendosën të përfitonin nga ky ligj.

Si ishte të martohesh në Zoom?

Dyshja tha betimet tipike teksa qëndronin në sallon, në praninë e përfaqësuesit të bashkisë dhe shumë miqve që ndiqnin ceremoninë nga shtëpitë e tyre.

“Familja jonë është e shpërndarë në Japoni, Angli, në USA dhe Itali. I telefonova të gjithë dhe i thashë se për pak orë do martohem. Kishim rreth 30-40 të ftuar.”

Si u veshën të ftuarit?! 

Me këmishë dhe pantallonat e pizhamave poshtë, e ndërsa nusja me një fustan të bardhë të thjeshtë. Bënë gëzuar pas ceremonisë dhe sigurisht foto në distancë përmes Zoom-it! 

Çifti tha se ceremonia doli më mirë nga se e kishin parashikuar, por ishte e trishtë t’i kishin njerëzit e tyre aq larg në një ditë si kjo. Edhe për ta si për shumë çifte të tjerë, karantina ka qenë një test i fortë! 

“Nëse ja del të jetosh gjithë ditën e ngecur me partnerin në apartament, fitove!”

Prilli dhe maji janë zakonisht muajt më të ngarkuar për eventet e dasmave në New York, por situata atje ka bërë që të gjitha të pezullohen.