Lady Gaga, nuk ka mundur t’i fsheh emocionet pas publikimit të albumit të fundit.

Albumi “Chromatic”, u publikua të premten, derisa ikona e popit ka ndarë në rrejet sociale, festën që ajo së bashku me të dashurin e saj Michael Polansky, organizuan në shtëpi.

https://www.instagram.com/p/CAwxpyMFd3n/

Këngëtarja, për të gjithë adhuruesit ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, me Polanskyn, derisa shihen te veshur me motive nga albumi.

Gaga, ka thënë për mediat se për realizimin e albumit, ka punuar me përkushtim, madje ka ndërprerë edhe konsumimin e duhanit.

Fituesja e 11 çmimeve Grammy shpreson që albumi i saj i ri do të ndihmojë në përmirësimin e raporteve ndërnjerëzore. /femmagazine.3klikanet.local