Kryeparlamentaja e Kosovës, Vjosa Osmani, është njëra nga politikanet që prej kohësh në mënyrë aktive është e angazhuar në jetën institucionale në vend.

Krahas të bërit politikë, ajo ka edhe një rol të vecantë, atë të nënës.

Shumë shpesh, ajo shfqaet edhe në publik, me vajzat e saj binjake, të cilat herë pas herë e surprizojnë nënën e tyre.

Për shkak të agjendës, ka raste kur shefja e legjilativit, i merr në zyrën e saj vajzat, të cilat së fundmi përmes një gjesti të vogël, kishin lumturuar nënën e tyre.

“Nana, të dua”, kishin shkruar ato në letrat që i kishin lënë në vend të ndryshme në zyrën e nënës së tyre, madje duke ia ngjitur një të tillë edhe në ekranin e kompjuterit.

E këtë vëprim të vajzave, Osmani e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

“Kur i merr fëmijët me vete në punë dhe kthehesh një ditë më pas në zyrë për t’i gjetur këto”, ka shkruar Osmani në Twitter.