26 raste të reja, të gjitha në Tiranë, ky është bilanci i covid-19 për 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.
Nderkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Shkon në 1076 numri i të prekurve./Topchannel.al