Billie Eilish ka publikuar, në mediat sociale filmin e shkurtër, të titulluar “NOT MY RESPONSIBILITY”.

Filmi, që është krijuar nga vet Eilish, fillimisht ka debutuar në natën e parë të turneut të saj muzikor “Where Do We Go?”, në Miami në fillim të vitit. Turneu u shty për shkak të pandemisë.

Në këtë film të shkurtër por me mesazh shumë të fuqishëm, Eilish shihet duke hequr rrobat para se të futet në ujë.

Ajo është edhe narratorja e filmit, dhe na përcjell një mesazh të fuqishëm kundër fyerjeve dhe gjykimeve mbi format trupore.

“Trupi me të cilin kam lindur, a nuk është çfarë ti dëshiron?” pyet Eilish gjatë filmit.

“Ti ke opinion mbi opinionet e mia, mbi muzikën time, mbi rrobat e mia, mbi trupin tim. Disa njerëz urrejnë atë që unë veshi, disa njerëz e lavdërojnë veshjen time, disa njerëz i përdorin për të më turpëruar mua. Por unë të ndjejë ty duke shikuar. Gjithmonë, ajo që unë bëjë nuk kalon pa u vërejtur, andaj gjersa ndjejë shikimet e juaja, mosmiratimin tuaj apo psherëtimën tuaj, nëse do jetoja sipas jush, nuk do isha në gjendje të lëvizja asnjëherë.”

Eilish vazhdon duke pyetur, “A do të dëshironi që të isha më e vogël? Më e dobët? Më e butë? Më e gjatë? A do të dëshironi të isha e heshtur? A ju provokojnë supet e mia? A ju provokon gjoksi im? A jam unë stomaku im?”

Këngëtarja e re përfundon filmin me fjalët: “A është vlera ime e bazuar vetëm në perceptimin tuaj? Apo mos nuk është opinioni juaj mbi mua përgjegjësia ime?”

Eilish disa herë deri më tani ka folur rreth ndjenjave të saj ndaj gjykimeve mbi trupin, duke treguar që vishet me rroba të gjera që të mos u ofrojë mundësinë njerëzve të komentojnë pamjen e saj.

Me këtë film ajo përmbledhë të gjitha idetë e saj që janë pro pranimit të formave trupore, ashtu siç janë dhe kundër ngacmimit të njerëzve në bazë të pamjes fizike./femmagazine.3klikanet.local