Ministrja e kulturës, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim, punëtorët e parë të Galerisë Kombëtare të Kosovës, artisten znj. Lirie Buliqi, e cila tashmë është pensionuar pas një kontributi 40 vjeçarë që ka dhënë në Galerinë Kombëtare.

“Pensionim i merituar pas një pune të madhe e përkushtimi të jashtëzakonshëm, në 40 vjet angazhim, i zonjës Lirie Buliqi, punëtores së parë të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Përveç se punëtore e zellshme, znj. Lirie – një artiste e dalluar, skulptore e qeramiste, ishte shëmbëlltyrë e GKK-së për punën dhe dashurinë për artin e të bukurën”, ka thënë Dumoshi.

Ministrja, Dumoshi e falendeoi znj. Buliqi për kontributin e saj për zhvillimin e GKK-së dhe për avancimin e kulturës në përgjithësi, duke i uruar gjithahstu pensionim të bardhë e të qetë./femmagazine.3klikanet.local