Larry Kramer, njëri nga nismëtarët e avokimit për luftë kundër HIV/AIDS-it, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeç.

 Kramer, qysh nga paraqitja e rastit të parë me HIV, në vitin 1980, në vazhdimësi ka punuar në sensibilizimin e opinionit dhe krijimin e politikave për ta luftuar sëmundjen e shekullit.

Ai ishte edhe bashkëthemelues i “ACT UP”, lëvzije kjo që luftën kundër HIV/AIDS-it, e shndërroi në çështje kombëtare, në shumë vende të botës.

Ai ka vdekur nga pneumonia, pasi sfidoi edhe HIV/AIDS-i, tha shoku i tij i ngushtë, Will Schwalbe.

Schwalbe, shtoi se vdekja e mikut të tij nuk kishte lidhje me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19