Është ndarë nga jeta, njëri nga yjet e kinematografisë botërore, Richard Herd. Ai ishte aktor i dhjetëra filma dhe serive televizive.
Herd ka vdekur në moshën 87 vjeçare, në në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Aktori i ndjerë ishte i njohur për rolet e tij në filmat “Get Out” dhe “All the President’s Men”. Gjithashtu ai ishte pjesë në 11 episodet e serisë “Seinfeld” si Wilhem, bosi kërkues i George Costanza në New York Yankees.