Rita ora një nga yjet që shkëlqen në skenën e muzikës botërore.

E njohur për shkak të hiteve te saj, mbase nga roli në filmin Fifty Shades, por edhe për nga marrëveshjet e shumta që artistja ka me kompani të ndryshme.

Rita Ora I është përgjigjur ne shume pyetje shoqes e saj të mirë Joséphine de La Baume, nga revista L’Officiel.

Rita ka folur për filmin e saj të ardhshëm (legjendën Michael Caine), videon muzikore në shtëpi që ajo bëri për këngën e saj të fundit dhe koktejet gjatë karantinës.

“Kryesisht kam qenë mirë po edhe pak e hutuar. Disa ditë ishin më të vështira se ditët e tjera. E mbaj veten të zënë.  Ushtroj, gatuajë ushqim, bëjmë edhe makijazh vetëm për ta larë përsëri. Kam bërë blerje në internet, muzike ne studio . Një gjë ishte shumë e bukur, sepse nuk isha vetëm.  Kjo kohë na ndihmoi për ta kuptuar se si ndihen njerëzit që jetojnë të vetmuar”.

“Unë mendoj se gjatë kësaj faze jam hapur për ide dhe sugjerime. Gjatë karantinës, kam pasur shumë kohë për të eksperimentuar, kështu që isha më e gatshme për të eksperimentuar dhe për të marrë sugjerime nga njerëzve të tjerë të muzikës. Thjesht provoja gjëra të ndryshme, sidomos aso që me siguri nuk do t’i bëja nëse nuk do të kisha kaq shumë kohë.

Rita Ora  flet edhe për bashkëpunimin me aktorin Michael Caine?

“Ai është shumë profesional dhe shume I këndshëm. Oliver Tëist ishte menduar të lansohet këtë vit, por pas kësaj që ndodhi me pandeminë, mendoj se është zhvendosur në vitin e ardhshëm. Nuk e di tani. Por gjithçka që di është se kur të dalë, do të jetë vërtet interesante.

“Dua t’u them vetëm adhuruesve të mi francez dhe amerikanë në mënyrë të veçantë, faleminderit që keni qenë me mua gjatë gjithë këtyre viteve. Kanë kaluar rreth 10 vjet që kur kam hyrë në industrinë e muzikës. Rrugëtimi ka qenë i vështirë, i gjatë, ka pasur ngritje dhe ulje, por jam shumë mirënjohës që kam bërë adhurues kaq të fortë në të dy anët e botes.

“Gjatë gjithë kësaj, unë mendoj se është një kujtesë e mirë që pavarësisht se kush jeni apo çfarë është ajo që bëni, të gjithë jemi në të njëjtën barkë tani. Dhe unë mendoj se ka diçka shumë të veçantë për këtë”, ka thënë Rita Ora.