Rrini larg dietave të pakotrolluara dhe preparateve të pasigurta për trajtimin e lëkurës.
Çdo ditë e më shumë, po ndërgjegjësohemi për rrezikun që lëkura mund të pësoj nga kontakti me kimikate.
Sipas një studimi që është bërë 59% e grave mbi moshën 35 vjeç dhe 73% e moshave 20-35 vjeç kërkojnë më shumë produkte natyrore bukurie.

Të zgjedhësh produkte kozmetike me bazë bimore dhe pa toksina, është një veprim që tregon vetëkujdes.
Jo Chidley, kimiste dhe themeluese e kompanisë kozmetike, thotë se përzgjedhja e produkteve kozometike që përdorim në lëkurë duket zgjedhet me kujdes.
Për të mbrojtur lëkurën, në vazhdimësi duhet pasur kujdes, kur bëjmë zgjedhjen e deodorantëve. Deodorantët që përmbajnë kripërat e aluminit,shkatojnë rrezikun e përhapjes së kancerit të gjirit, por ka studime që hedhin poshtë këto pohime.
Thuaj lamtumirë sulfateve
Keni kujdes me produktet për flokë dhe pastat e dhëmbëve. Zgjedhni ato, pa sulfat natriumi, pasi që disa studime kanë provuar se kjo substancë dëmton në masë të madhe lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi.
Mbrohuni nga rrezet artificiale ultravjollcë
Rrezet e diellit gjatë gjithë vitit, na ndihmojnë që të dukemi më rinorë. Ekspozimi me masë në diellë redukton plakjen e lëkurës deri në 24%.
Shumë preparatet kimike të cilat përdoren për rrezitje, përmbajnë përbërës si oksibenzoni dhe avobenzoni, të cilat nxisin artificialisht rrezitjen e lëkurës.
Përdorimi i shpesht i tyre, sidomos ato që përmbajnë substanca të dyshimta, shkaktojnë ndjeshmëri dhe dëmtim të lëkurës.