Edicioni i sivetëm i Panairit të Librit në Frankfurt, që është njëri nga aktivitetet më të mëdha të librit në mbarë botën, do të mbahet ashtu siç është planifikuar në mes të muajit tetor.

Këtë e kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters, organizatorët e panairit.

Organizatorët, presin një pjesëmarrje të shtëpive botuese por edhe vizitorëve nga e gjithë Evropa, pavarësisht masave që tash e sa muaj janë ndërmarrë për shkak të pandemisë.

Sipas Reuters, në fund të muajit qershor, do të dalin më shumë detaje rreth edicionit të sivjetëm.

Derisa përgatitjet për Panairin e Librit po vazhdojnë, festivali më i madh në Gjermani, Oktoberfest, që mbahet në Mynih nga 19 shtator deri në 4 tetor, tashmë është anuluar.