Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se janë duke shikuar modalietet për të gjetur forma të reja të fianancimi, përfshirë edhe njerëzit e rëndomtë.

Kreu i OBSH-së, ka pranuar se organizata që ai drejton posedon me një buxhet vjetor prej 2.3 milardë dollar, shumë kjo e cila sipas tij është shumë e vogël për një institucion me përmasa globale.

Tedros, tutje ka shtuar se burimet aktuale të fiancnimit të OBSH-së, janë shumë të pasigurta pasi që varen nga “financimi fleksibil”, i cili nuk është i qëndrushëm.

Në anën tjetër, presidenti Trump, ka kërkcënuar OBSH-në, se do t’ua ndaloj fondet, nëse nuk angazhohen për reformë të thellë brenda këtij institucioni.