Pas dy muajsh kufizimesh, shumë njerëz kanë përjetuar efektet e etheve të izolimi në shtëpitë e tyre.

Por për një çift në Mayo, në perëndim të Irlandës, izolimin nga pandemia e kanë përjetuar në një formë krejt tjetër. Ata po qëndrojnë në hotelin luksoz, në kështjellën Ashford, vend ku ata punojnë.

83 dhomat e gjumit që janë në kështjellë dhe kinemaja me gjithsej 32 ulëse, ishte vetëm në dispozicionin e tyre.

Laura Jamieson nga Surrey dhe Michael Smith nga Skocia ranë në dashuri me Irlandën dhe se periudhën e karantinës e kanë përshkruar si një aventure qe ndodh një here ne jete.

Ata pohojnë se do të jetë shumë e vështirë t’i kthehen jetës normale, në shtëpinë e tyre në afërsi të fshatit Cross.

“Është si të jesh në një shfaqje realiste në televizion, e të cilën askush nuk e sheh “, tha Michael.

Laura, mes tjerash ka potencuar se çdo ditë ata kishin shumë obligime për tu siguruar që kështjella të mbetet funksionale, madje duke pastruar pothuajse çdo ditë 160 tualete.

Gjatë gjithë kësaj kohe ata janë kujdesur në tërësi për administrimin e hotelit dhe janë marrë edhe me thirrjet telefonike dhe postat elektronike.

Çifti tregon se koha e preferuar ishte mbrëmja, ku ata babin një shëtitje në bodrum, në tën cilin mbahen 600 lloje të verërave.  Pastaj, ata ulen në kinema për të shikuar ndonjë film.

Persona te njohur si Kennedys, Reagans, Barbara Streisand, Johnny Cash dhe Brad Pitt kanë qëndruar të gjithë këtu, por ata kurrë nuk kanë pasur komforin të cilin po e shijojnë Laura dhe Michael.

Sidoqoftë, me planifikimin e hapjes së kështjellës, në muajin korrik, çifti së shpejti do të duhet të heqë dorë nga jeta e kështjellës për një ambient më modest.