Në janar, bëhen 50 vjet nga përpjekjet për aktivizimin e politikave që synonin mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Virxhinia të SHBA-së, dhe një nga aktivistet ishte edhe Jennifer Carroll Foy. Ajo sikur edhe shumë të tjerë, kishin për qëllim ta bënin Virxhinian, shtetin me legjislacionin e nevojshëm që garanton të dejta të barabarta, posaçërisht për gratë.

Carroll Foy është gruaja e parë me ngjyrë që iu fut garës për Guvernatore në Virxhinia, nga radhët e demokratëve dhe nëse ajo fiton, do të bëhet guvernatorja e parë me ngjyrë në vend.

“Kur vendosa të kandidoj, disa njerëz politik në Richmond më thanë, jo, sepse ata kishin kandidatin e tyre”. Por pavarësisht, kundërshtimeve ajo siguroi mbështetjen dhe se fushtën e filloi derisa ishte shtatzënë.

Kjo është koha e duhur për të kandiduar, sepse unë jam udhëheqësja e duhur për këtë moment

Koronavirusi gjithashtu ka krijuar zbrazëtira në sistemin e sigurisë sociale në Amerikë dhe se kjo ka thelluar pabarazinë sociale dhe racore . Sipas statistikave numri i të vdekurve është shumë më i madh tek popullësia me ngjyrë.

Carroll Foy, përmes një letre kishte kundërshtuar rihapjen ne bizneseve që kishte bërë Guvenatori aktual i Virxhinia, Ralph Northam, gjatë fazës kritike të pandemisë, duke paralajmëruar se ky vendim mund të godas shtresën punëtore e në vecanti njerëzit me ngjyrë.

Ajo në vazhdimësi ka mbëshetur kërkesat që lidheshim me anulimin e borxhit të qirasë dhe kreditë për banorët e shtetit të Virxhinias dhe se mbështeti një projekt-ligj të Dhomës Demokratike, për t’ju ndarë miliona amerikanëve të ardhur themelore përgjatë disa muajve.

“ Ne të gjithë jemi dëshmitarë se njerëzit e prekur nga virusi Covid-19 ose ata të cilët duhet të kujdesen për familjarët e tyre të prekur nga pandemia, duhet të gëzojnë një pushim prej 14 ditës me pagësë”, tha ajo në një intervistë për revistën prestigjioze ELLE.com.

Ajo ka potencuar se prioritet i saj është zbutja e diferencave sociale dhe racore, pasi që sipas saj ato vazhdojnë të jenë të shprehura në SHBA, e në veçanti në shtetin e Virxhinias.

“Prioritet imi janë komunitetet që janë injoruar dhe lënë pas dore.

Jennifer Carroll Foy, është e martuar, nënë e dy djemëve binjak, derisa në vazhdimësi me pasion të madh ka ushtruar profesionin e avokates.