Kompania Walt Disney, planifikon që me 11 korrik, të rihap parkun më të madh të lodrave në botë, Walt Disney World, në SHBA. Ata janë në pritje të miratimit të hapjes nga Guvernatori i Floridës.

Sipas zyrtarit në Walt Disney, Jim MacPhee, planifikimi është bërë që më 11 korrik të hapet mbretëria magjike dhe ajo e kafshëve, ndërsa studio kinematografike në Hollywood, më 15 korrik.

MacPhee, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se tashmë planin operativ e kanë dërguar në zyrën e Guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, për miratim përfundimtar.

Sipas planit të hartuar, hapja e parqeve Disney, do të bëhet, por punëtorëve dhe vizitorëve, do t’ju kërkohet të mbajnë maska dhe tu nënshtrohen matjes së temperaturës.

Bëhet e ditur se paradat tradicionale do të pezullohet përkohësisht, por edhe aktivitete e tjera që krijonë turma njerëzish.

Disney, gjithashtu planifikon të kufizojë numrin e vizitorëve.

Kompania Disney pati mbyllur parqet qysh në muajin janar të këtij viti, për të siguruar frenimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Ndërkohë, shefi ekzekutiv i kompanisë Disney, Robert Chapek, ka thënë për kanalin televiziv, CNBC, se kompania aktualisht ka rreth 20,000 vizitor në ditë në Disney Land në Shanghai, i cili u rihap më 11 maj.