Lajmet se Arbana Osmani mund të ishte në pritje të ëmbël qarkullonin prej kohësh, që prej një fotoje me miken e saj Xhemi Shehu e cila ngjalli dyshime tek ndjekësit në Intagram, por moderatorja e njohur pranoi gjithçka veç pak ditë më parë, më saktë me 7 maj.

Menjëherë sapo Arbana publikoi në Instastory lajmin se do të bëhej nënë për herë të dytë, pyetja e parë që u diskutua gjerë e gjatë në rrjete sociale dhe shtypin rozë kishte të bënte me gjininë e bebes. Vetë çifti nuk ka zbuluar ende detaje për shtatzëninë dhe gjininë e fëmijës, por sipas revista “Story”, thuhet se bebi i Arbanës dhe Eduardit është djalë. E sipas revistës këtë lajm e kanë konfirmuar disa miq të çiftit.

Kujtojmë që fundjavën e kaluar i ftuar në “E diell” Eduarti nuk zbuloi gjininë e fëmijës,  por u shpreh se nëse fëmija i tyre ishte vajzë do donte të bëhej regjisore e nëse do ishte djalë do dëshironte të bëhej futbollist. Megjithatë pritet ende një konfirmin  nga vetë çifti se cila është gjinia e vërtetë e fëmijës./Living.al