Përbërësit:

– 2 dl qumësht;
– 1 tharmë;
– 2 vezë;
– 1 limon;
– 2 lugë sheqer;
– 1 lugë yndyrë apo margarinë.

Përgatitja:

Fillimisht ngjisheni brumin nga 2 dl ujë, 2 dl qumësht, 1 tharmë, 2 vezë, lëvore të një limoni, 2 lugë sheqer, 1 lugë yndyrë apo margarinë dhe miell.

Brumi nuk të jetë tepër i butë po as tepër i fortë. Lëreni brumin të pushojë, pastaj bëni krofne dhe piqni në vaj të nxehtë.

Pas pjekjes, mund t‘i kosnumoni me eurokrem ose sheqer pluhur.