Festivali i Filmit në Venedik, do të mbahet këtë vit edhe pse kishte informacione se ai nuk do te mbahej këtë vit për shkak të pandemisë.
Luca Zaia, kryetar i komunës Veneto, ka deklaruar se ngjarja do të ndodhë ashtu siç ishte planifikuar, pra në muajin shtator, shkruan agjencia Female First.
Zaia, i cili është në bordin e drejtorëve të këtij festivali për Bienalen e Venecias, është cituar nga mediat lokale se do të ketë më pak filma këtë vit gjatë festivalit.
Sidoqoftë, lista komplete e filmave nuk do të publikohet deri para fundit të korrikut.
Ndërsa në fillim të vitit ky festival zbuloi se Cate Blanchett do të jetë në krye të jurisë.