NISENI DITËN MBARË DUKE KONSUMUAR SPINAQ
Foto1

Dietologët në vazhdimësi këshillojnë që njerëzit t’i kushtojnë prioritet mëngjesit, në veçanti ata që kanë problem me mbipeshën.
Një përzierje e freskët ( green smoothie), do të ishte shujta ideale për të mbajtur regjim ushqimor të shëndetshëm.
Konsumimi i një gote smoothie me spinaq në mëngjes, ndihmon që ju të mos e ndjeni urinë dhe lodhjen gjatë një dite të ngjeshur me plot aktivitete.
Spinaqi njihet si produkt ushqimor që përmban vlera të larta ushqyese.


Është i pasur me vitamina (A, C, E, K, B6) minerale, fibra, proteina, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin.
Konsumimi i spinaqit është vërtetuar se mbron qelizat e trupit, pasi që është i pasur me antioksidantë.
Përveç përparësisë në organizimin e brendshëm, spinaqi ndikon pozitivisht në lëkurë dhe flokë. Duke qenë i pasur me vitaminë A dhe C, spinaqi ndihmon për të rigjeneruar indet në trup, veçanërisht të lëkurës dhe flokëve. Vitamina A është e nevojshme për prodhimin e vajit natyror që i mban flokët të hidratuar. Po kështu, edhe vitamina C, një tjetër komponent që ndihmon në prodhimin dhe ruajtjen e kolagjenit.


Spinaqi është i pasur edhe me hekur – mungesa e të cilit i dëmton dhe i rrëzon flokët. Shumë studiues janë të sigurt se mungesa e hekurit shkakton menjëherë rënie flokësh.
Nëse dieta juaj përmban spinaq atëherë ju jeni të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës, mushkërive, parandaloni përparjen e kancerit, mbanin nën kontroll shtypjen e gjakut si dhe sistemi juaj tretës do të jetë në nivel shumë më të mirë.
Në vazhdim ju rekomandojmë një recetë shumë të lehtë dhe të shpejt për mëngjes , që përmban spinaq:
Përbërësit:
Disa gjethe mesatare spinaq (5 deri 10)
2 mollë, të prera përgjysmë
2 karota mesatare
2 degë selino
1/2 limon
2 copa xhenxhefil të grira
Përzieji të gjithë përbërësit në blender.