Shpejt dhe shijshëm : Receta me kus kus për te gjitha shijet

Edhe pse me origjinë nga Afrika e Veriut, sot mund ta quajmë padyshim një pjatë ndërkombëtare, pasi që tashmë është një nga produktet që konsumohet në çdo shtëpi në mbarë botën.
Në ato ditë kur keni dilema se çfarë të gatuani dhe doni diçka të shpejt dhe të shijshme, një pjatë me kus kus në tryezën tuaj do të jetë zgjidhja ideale.
Por, para se të prezantojmë këtë recetë të jashtëzakonshme dhe shumë të shijshme, është shumë me rëndësi të kuptoni mënyrë e përgatitjes së kuk kus-it.
Nëse zieni një gotë kus kus atëherë ju duhet 1 gotë e gjysme ujë . Kus kusi hidhet në tiganin me ujë, pasi ai të ketë vluar.
Kus-kusi duhet të vlohet rreth 5 minuta, jo më shumë.
Vendoseni mënjanë ndërsa përgatitni pjesën tjetër të gjellës, dhe më poshtë ju sjellim pesë recetat tona të preferuara me këtë ushqim të zgjuar.

Përbërësit :
1 domate e vogël
Qepë
Hudhër
Spec i kudh dhe i verdhë
Kastravecë turshi, të prera në kube
Kuskus
Djathë
Fileto pule
Piper të zi
Krip
Vaj ulliri
Pak arrë

Përgatitja:
Përzieni erëzat ( krip, piper i zi) dhe skuqeni fileton e punës të prerë në kube në një tigan me vaj, në nxehtësi mesatare. Pasi të fërkohet mishi, largojeni nga tigani dhe vendoseni në një pjatë.
Pritini në tigan qepën, hudhrën, domaten, specat, dhe kastravecin në kube dhe përzieni. Shtoni kripë sipas dëshirës dhe pak vaj ulliri. Këtyre përbërësve pasi të fillojnë të fërgohen, u hidhni pak lëng të marrë nga kuk kus-i.
Pasi që perimet të fërgohet hidheni kuskusin përmbi, duke e përzierë me lugë.
Shtoni djathin e grirë imët ose kaçkavallin si dhe arrat e copëtuara.
Vendoseni ushqimin e përgatitur në pjatë dhe sipër saj hidheni fileton e punës.
Sipër mund ti hidhni disa pjesë të majdanozit dhe misër të pjekur.
Anash mund të përgatitni edhe një salcë kosi me hudhër dhe kastravec.