Muffins me djath dhe qepë

Përbërësit:
16 lugë gjelle miell të bardhë
12 lugë kos
12 lugë vaj
gjysme luge qaji krip
1 qese pluhur për pjekje
2 vezë
6 bishta qepësh të reja
300 gram djath
Përgatitja:
Ndizeni furrën në 250 grade.
Në një enë të thellë theni dy vezë, shtoni kosin dhe vajin, përzieni mirë me mikser dore. Shtoni gradualisht miellin dhe pluhurin për pjekje duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni kripën, djathin dhe qepët e grira imët. Masën tani e përzieni me lugë.
Me këtë masë mbushni format për mafins, të cilat më parë i keni lyer me gjalpë.
Futini në furrë dhe uleni temperatutën në 200 gradë. Piqini për 20 – 30 minuta.