Makarona me mish të bluar viçi

Përbërësit:

▪ ½ kg mish të bluar viçi
▪ 1 kokë qepë
▪ 4 lugë përzierje erëzash
▪ 2 filxhanë ujë
▪ 200 g domate të grirë
▪ 400 g salcë domatesh
▪ 200 g kokrra misri
▪ 1 qese makarona
▪ kripë dhe piper
▪ djathë i grirë në rende/ parmezan
▪ presh të freskët, të grirë

Përgatitja:

Fillimish fërgohet qepa në vaj ulliri. Më pas hidhet mishi i bluar i viçit dhe fërgohet së bashku me qepët. Hidhen 2 filxhanë ujë dhe erëzat. Pasi të zihen pak përbërësit, shtohen 200 g kokrra misri. Më pas hedhim preshin e grirë.
Pasi të fërgohet kjo masë, shtohet salca e domateve dhe e lëmë që masa të zihet.

Në anën tjetër, mbushim tiganin me ujë, pak vaj ulliri dhe krip. Pasi të vloj uji shtohet qesja e makaronave dhe i lëmë të zihen.

Pasoi të zihen makaronat, kullohet dhe u hidhet përmbi masa e përgatitur.

Kur të servohen u dhtohet djathi i grirë ose parmezan.