Trendët e ngjyrave të dushit për sy. Cilat janë ngjyrat ideale?

Zëvendësoni dushin tuaj të zi të cilin tash e sa kohë e keni në përdorim, me një nga ngjyrat e hapura dhe të guximshme dhe transformoni plotësisht pamjen tuaj.

Nëse jeni aktive në rrjetet sociale, besojmë se keni hasur në shumë fotografi që vërtetojnë këtë trend. Blogeret e bukurisë, por edhe yjet në mbarë botën, kanë postuar kombinimet e tyre të grimit, të cilat karakterizohen nga ngjyrat e ndritshme, sidomos tek pjesa e syve.

Përdorni dushin për ( eyeliner) për sy ngjyrë portokalli ose blu, do të shihni se çfarë transformimi do të pësoni. Ngjyrat e hapura të grimit, sjellin freskinë verore në fytyrën tuaj.

Ngjyrat e rekomanduara nga blogeret, padyshim se janë zgjedhje ideale për ditët gjatë qëndrimit në plazh. Dushi me ngjyrë të hapur, përshtatet në mënyrë të përkryer me rrobat e banjës.

Nëse deri më tani jeni mbështetur në grim natyral, me nuanca kafe dhe bezhë, tani është koha për të dalë eksperimentuar diçka krejtësisht ndryshe.
Ajo që mësuam gjatë karantinës është se jeta është e paparashikueshme dhe se duhet të eksperimentojmë dhe të shijojmë çdo moment saj.

E kaltër elektrike

Kjo ngjyrë është e përshtatshme për secilën nga ju, e sidomos për ato femra që pëlqejnë ngjyrën e verdhë dhe portollaki në gardërobën e tyre. Dushi ngjyrë blu, do tu jap syve tuaj një pamje mahnitëse derisa ju do të dukeni trendi.

E verdha, kombinim për një dukje tropikale

Nëse përdorni dushin për sy me ngjyrë të verdhë, ju do të dukeni shumë verore. Do të boni në sy dhe fytyra juaj do të duket e freskët. Prandaj mos ngurroni, eksperimentoni me kombinimet e ngjyrave të hapura, sidomos në zonën e syve.