Efektet kuruese të Uthullës së Mollës

Pothuajse çdo ditë e më shumë, kërkesat për produkte me bazë bimore, janë bërë target e njerëzimit.
Uthulla e mollës, është njëra nga to, pasi që studime të shumta kanë treguar për përparësitë e saj në shëndet.
Mund të ketë shije të pakëndshme, por vlerat që përmban janë të jashtëzakonshme.
Uthulla e mollës, jo rastësisht përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme.
Studime të ndryshme, tregojnë se konsumimi i një sasie të caktuar i këtij lëngu, në baza ditore, sjell të mira për trupin dhe organizmin.
Por si duhet ta konsumojmë uthullën e mollës?
Ajo ka një përmbajtje të lartë acidike ndaj mund të shkaktojë djegësira në zonën e fytit.
Ekspertët thonë se uthulla e mollës, para konsumimit, duhet të tretet në një gotë me ujë.
1deri në 2 lugë të gjellës me uthull molle, është e rekomandueshme që të treten me një gotë gjysmë të mbushur me ujë.

Efektet e saj në organizëm

Hulumtimet shkencore kanë treguar se nëse kjo sasi e uthullës së mollës konsumohet çdo ditë, do të kemi më pak probleme me stomakun, pasi që uthulla e pafiltruar është shumë e pasur me fibër që ndihmon në mbrojtjen e stomakut.

Uthulla e mollës ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të pH (pehashit) veçanërisht në lëkurë dhe në flokë.
Prandaj si e tillë, uthulla e mollës mund të aplikohet edhe në lëkurë dhe në flokë, gjithmonë duke e tretur me një sasi uji.

Uthulla e mollës, trajton infeksionet

Infeksionet e ndryshme tek njerëzit janë një rrezik i vazhdueshëm për organizmin.
Është faktuar se uthulla e mollës është një kurë shumë e mirë kundër një numri të caktuar infeksionesh e në veçanti mykut që prek zona të ndryshme të trupit.

Jep rezultate tek diabetikët
Studimet kanë dëshmuar se konsumi i uthullës së mollës ndihmon në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve të thjeshta. Në këtë aspekt, konsumimi i uthullës së mollës arrin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.
Disa hulumtime, kanë zbuluar se konsumi i saj para gjumit ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe se efekti zgjat 24 orë.

Problemet me toksina
Pothuajse të gjithë, përballemi me sasi të konsiderueshme të toksinave në organizëm.
Konsumimi i uthullës nga molla, cilësohet si një detoks i jashtëzakonshëm për mëlçinë.
Mjafton të tretet një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe të konsumohet rregullisht për një kohë të caktuar.
Hiqni kilogramët e tepërt me Uthull të mollës
Uthulla e mollës rrit ndjesinë e ngopjes sidomos nëse pihet gjatë një vakti të pasur me karbohidrate. Nutricitët vlerësojnë se konsumi ditor i uthullës së mollës ndihmon në pakësimin e depozitave dhjamore dhe në rënien nga pesha.